Site icon Telegrafi

Hoxha: Kosova dhe Zvicra do të thellojnë bashkëpunimin në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka takuar ambasadorin e konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Jean-Hubert Lebet, dhe me këtë rast diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani dhe gatishmërinë e dyanshme për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Hoxha në takim theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Zvicrën dhe falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që ofron ky vend mik për drejtësinë.

“Përmes marrëveshjeve dypalëshe për ndihmë juridike të ndërsjellë dhe ekstradim, do t’i definonim, harmonizonim, lehtësonim  procedurat dhe do te siguronim një bazë të mirë ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështjet civile dhe penale”, theksoi Hoxha.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet, theksoi se përkrahja dhe mbështetja e mëtejme për fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe bashkëpunimit bilateral do të thellohet, dhe vuri në dukje se rruga integruese e Kosovës është rrugë e duhur dhe Zvicra ofron përkrahjen e fuqishme në këtë proces.

Republika e Kosovës dhe Konfederata Zvicerane, kanë bashkëpunim të shkëlqyer, mbi bazën e ndihmës së ndërsjellë juridike të fushës civile dhe penale si dhe ekstradimet mbi besimin reciprok. /Telegrafi/

 

Exit mobile version