Site icon Telegrafi

Hoxha: Komunarët e Prizrenit s’po e flasin të vërtetën

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se e vërteta lidhur me rastin e humbjes së jetës së trevjeçares në Prizren nuk është në anën e zyrtarëve të komunës.

“Në momentin kur ka ndodhur incidenti tragjik, ku humbi jetën një vajzë trevjeçare unë nuk kam pranuar prononcimin në atë moment për shkak të situatës”, tha Hoxha, transmeton Klan Kosova.

“Involvimi im në këtë debat vije pas deklarimeve të zyrtarëve të komunës së Prizrenit duke hedhur faj tek personat tjerë, e veçanërisht tek qendra për trashëgimi kulturore. Zëdhënësi i komunës së Prizrenit akuzonte se nuk ka pas reagim, por e vërteta nuk është ashtu siç deklarojnë zyrtarët e Komunës”.

Ai ka deklaruar se i kanë dërguar një varg shkresash komunës së Prizrenit për gjendjen e disa objekteve të vjetra, por që kurrë nuk kanë marrë përgjigje.

“Ne i kemi dërguar kohë me parë shkresë për gjendjen alarmante në rrugën “Marlin Barleti” kjo me datë 27 shkurt 2015, ku kemi bërë kërkesë komunës për intervenim në këtë lagje”.

“Kërkesa tjetër është bërë me 9 shtator 2015 ku i adresohet të gjitha institucioneve relevante. Kërkesa tjetër është 27.02.2012 ku i adresohet ministrisë së Kulturës për intervenim të menjëhershëm.
Kemi dërguar kërkesë edhe në janar 2016 dhe komuna e Prizrenit nuk ka marr veprimet e duhura konform ligjeve në fuqi”, tha ai.

Exit mobile version