Site icon Telegrafi

Hoxha: Komitet të përbashkët në mënyrë që të mënjanohen problemet me blerjen e rrushit

“Në periudhën në vijim do të formojmë komitet të përbashkët të vreshtarëve dhe të bodrumeve të verave në mënyrë që të bëjmë strategji afatgjate që të mos i hasim çdo vit problemet me blerjen e rrushit”, porositi nga Kavadari ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha.

“Do të bisedojmë në atë pjesë dhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, tha Hoxha në përgjigje të pyetjeve pas konferencës së sotme për shtyp në Kavadar së bashku me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

I pyetur nëse janë të sakta spekulimet se është konfiskuar rrush nga rajoni i Tikveshit me metale të rënda dhe se është kthyer në vend, ministri i Bujqësisë theksoi se para se të vijë në Kavadar, shërbimet e informuan se nuk ka kurfarë problemi me shtetet e tjera në të cilat eksportohet rrush nga rajoni i Tikveshit.

“Prandaj nuk besoj se kemi rast të tillë konkret”, potencoi Hoxha.

Exit mobile version