Analisti Ylli Hoxha ka thënë se ajo se çfarë ka bërë sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anulimin e mbledhjes së dy qeverive, është sanksion.
“Kjo sot është sanksion, po e ndërprenë takimin që për Kosovën është e rëndësishme”, ka thënë Hoxha, në Debat Plus të RTV Dukagjini.
“Koordinimi i Kosovës dhe Shqipërisë dhe përafrimi i politikave me Shqipërinë është objektiv i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë tutje Hoxha.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e planifikuar të mbahej të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama. /Dukagjini/