Site icon Telegrafi

Hoxha kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë për të pagjeturit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i ushtrojë presion Serbisë, në mënyrë që ky shtet të japë informacione për lokacionin e varrezave masive.

Këtë deklaratë Hoxha e ka dhënë në një takim me komisionarin e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Nils Muizniekis, me të cilin ka diskutuar për çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe të të pagjeturve.

“Bashkësia ndërkombëtare dhe më tutje duhet të shtojë presionin ndaj institucioneve të Serbisë, që të jenë më bashkëpunuese në hapjen e dosjeve dhe ofrimin e informacionit për vendndodhjen e varrezave masive”, ka thënë ministrja Hoxha.

Në këtë takim është diskutuar edhe për ndëshkimin e krimeve të urrejtjes, me çrast ministrja ka thënë se në Kosovë është relativisht koncept i ri, por pas rishikimit të sektorit të drejtësisë, priten rezultate më të mira ndaj krimit ndëretnik dhe krimit të bazuar në urrejtje.

Exit mobile version