Site icon Telegrafi

Hoxha kërkon nga ministritë më shumë punë

Nën kryesimin e ministres për Integrim, Dhurata Hoxha, sot është mbledhur Komiteti Punues për Integrim Evropian që mbledh bartësit e përgjegjësive të institucioneve të përfshira në këtë proces.

Hoxha tha se ky Grup punues ka për qëllim të ndihmojë procesin dhe të identifikojë sfidat nga çështjet kyçe që dalin nga obligimet e Agjendës Evropiane të Reformave.

Duke folur për qëllimin e takimi, Hoxha tha se qëllimi i këtij grupi punues është që të monitorojë implementimin e ERA, dhe u kërkoi sekretarëve të përgjithshëm të ministrive që të punojnë intensivisht për përmbushjen e obligimeve që janë pjesë e procesit integrues.

Ministrja po ashtu u ofroi përkrahjen e saj në këtë proces të gjitha Ministrive dhe u kërkoi atyre të adresojnë të gjitha sfidat dhe problemet eventuale në mënyrë që Ministrja t’i ngris në nivelin më të lartë politik.

Exit mobile version