Telegrafi

Hoxha: Kemi përkrahjen e disa deputetëve të pozitës për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Fazli Hoxha dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, ka thënë se do të arrijnë që përmes mbledhjes së nënshkrimeve ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai në Tribuna Channel, ka thënë se kanë përkrahjen e dy partive të tjera opozitare por edhe përkrahjen e disa deputetëve të pozitës, të cilët tashmë janë deklaruar se e mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Hoxha ka bërë të ditur se mbledhja e nënshkrimeve do të nis këtë javë.

Ai në këtë emision ka folur edhe për qeverisjen në Gjakovë.

Hoxha ka kritikuar qeverisjen aktuale derisa ka premtuar se nëse do të vijnë në krye të komunës së Gjakovës do të sjellë shumë ndryshime. /Tribuna/