Site icon Telegrafi

Hoxha: Institucionet të promovojnë vlerat integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar sot me Valeska Esch, nga Instituti Aspen, me të cilën diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe angazhimet institucionale për integrim.

Hoxha theksoi rëndësinë e procesit euro integrues, duke ritheksuar se ky proces është prioritet madhor institucional, me synim realizimin e procesit dhe vlerave integruese.

Ndërsa Valeska Esch, vlerësoi lart angazhimin e institucioneve në këtë proces.

Ajo theksoi rëndësinë e vlerave të përbashkëta duke vënë në dukje rolin integrues të institucioneve, intencat për fqinjësi të mirë, thellimin e bashkëpunimin rajonal dhe procesin integrues si sfidë e vazhdueshme e rajonit, në veçanti e Kosovës.

Ajo theksoi se duke promovuar vlerat integruese, Kosova bënë hapa të rëndësishëm në këtë proces, dhe ofroi përkrahje në këtë drejtim.

Instituti Aspen është një institut ndërkombëtar i organizatave jofitimprurëse i themeluar në vitin 1950 si Institut i Studimeve Humanistike Aspen.

Exit mobile version