Analisti politik Ylli Hoxha, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit, nuk është kundër BE-së dhe asnjë aleati tjetër ndërkombëtar të Kosovës.
Ai në “Debat Plus”, tha se Kosova dhe Serbia kishin marrëveshje për hapjen e urës në vitin 2016 ku vetë BE kishte ndërmjetësuar.
“S’bëhet fjalë për hapje të urës si akt i pavarur kundër bashkësisë ndërkombëtare, por është akt i zbatimit të marrëveshjes së vitit 2016 me Kosovë – Serbi me ndërmjetësim të BE-së. s’bëhet fjalë kundër bashkësisë ndërkombëtare por është akt zbatimi për zbatimin e një marrëveshje që e ka konsideru të domodsohsme BE.”, tha ai.
Tutje ai tha se Kosovës i ka dalur problem shumë më i madh se që e ka parashikuar në fillim.
“Problemi është më i madh se që e kemi parashikuar, apeli për të drejtën, sanimin e padrejtësive është më pakt i efektshëm se investimi i Serbisë në interesat që mund t’i kenë palët e caktuara”, tha ai.