Site icon Telegrafi

Hoxha: Fuqizimi i grave ndërmarrëse dhe në vendimmarrje, prioritet imi

Sot, gjatë një vizite në një çerdhe, kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me Dhurata Hoxhën, kandidate për deputete e PDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, kanë takuar Gëzimen, e cila ka 76 punëtorë.

Hoxha në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se barazia gjinore, gjithë-përfshirja e grave me gjasa e mundësi të barabarta, janë çështje madhore për fitoren tonë më 6 Tetor.

“Me Kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veselin, takuam ndërmarrësen e shquar, Gëzimen. Gruaja ndërmarrëse, gruaja në vendimmarrje, gruaja në politikëbërja, janë pjesë e platformës së Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli dhe janë vlerë e shtetit që po ndërtojmë. Barazia gjinore, gjithë-përfshirja e grave me gjasa e mundësi të barabarta, janë çështje madhore për fitoren tonë më 6 Tetor. Gruaja e bën dallimin cilësor në çdo fushë të jetës. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty për Shtetin”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Exit mobile version