Analistët kanë diskutuar në “Debat Plus” në lidhje me efektin që mund të kenë rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Analisti Ylli Hoxha thotë se 14 shkurti solli reformat më të rëndësishme në LDK e PDK, e që sipas tij u reflektuan në zgjedhje lokale.
“Pas 14 shkurtit efekti më i mirë ishte ndryshimi i lidershipit në LDK e PDK, ndryshimi i diskursit të tyre. LDK në disa komuna të Kosovë ka arritur të promovojë e madje edhe të fitojë me disa figura që nuk janë konvencionale për këtë parti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hoxha thotë se fitorja në Prishtinë do t’i ndihmojë LDK-së për t’u shkëputur nga figurat e së kaluarës.
“Fitorja e Prishtinës do të jetë inkurajuese për Lumir Abdixhikun për të ecur me reforma dhe shkëputjen nga mentaliteti i së kaluarës”.
Analisti thotë se edhe PDK do të merr shembull nga performanca e mirë e Uran Ismailit.
“Ai edhe pse nuk fitoi por ja rriti seriozitetin partisë edhe në komunat tjera ku ishte në garë”.
Ai thotë se rezultati i dobët i 14 shkurtit, do të ndikojë në rikalibrimin e politikave të LVV-së.
“LVV do të duhet ta ndryshojë diskursin politik të deritanishëm. Të ndryshojë edhe qasjen ndaj burimeve njerëzore”, tha ndër të tjera Ylli Hoxha./Telegrafi/