Site icon Telegrafi

Hoxha dorëzon edhe formalisht kontributin e parë të raportit të vendit për KE-në

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka dorëzuar formalisht shefes së Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, kontributin e parë të institucioneve të Kosovës për raportin për vendin.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e raportit për vendin si instrument kryesor përmes të cilit Bashkimi Evropian do të matë progresin e arritur nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga publikimi i raportit të fundit, në nëntor 2016.

Njëkohësisht, raporti do të identifikojë sfidat kyçe më të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës.

Ministrja Hoxha ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara agjendën evropiane.

Për të bërë vlerësimin real dhe faktik të zhvillimeve në Kosovë, institucionet e Kosovës kanë pranuar afro 1,500 pyetje nga Komisioni Evropian.

Institucionet do të kenë mundësinë e dytë që në muajin shkurt të dorëzojnë informatë shtesë lidhur me zhvillimet nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018.

Raporti për Kosovën do të publikohet në prill 2018.

Exit mobile version