Hoxhë Behar Mjekiqi, ishte mysafir këtë të diele në emisionin Kojshia Show, ku foli edhe për karikaturat e Profetit Muhamed, që iu bënë në Francë dhe që u bënë shkas për vrasje.
Hoxha tha se nuk ka asnjë hoxhë në botë që thotë se lejohet me vra atë që ka bërë karikatura për profetin Muhamed.
“Vrasjen nuk e pranon as Kurani, por as vetë profeti sikur të ishte gjallë nuk do ta pranonte”, tha ai.
“Zoti ka thënë në Kuran, nëse e ke mbyt një njeri, sikur i ke mbytur krejt njerëzit. Por, nëse e shëron një njeri, e shpëton një njeri, sikur ta kesh shpëtuar krejt botën”, tha ai.
Një profesor që kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed, para disa ditësh u ekzekutua në mënyrë makabre me prerje koke nga një person në rrethinat e Parisit.
E përjavshmja satirike franceze “Sharli Hebdo” ka ripublikuar karikaturat e profetit Muhamed, të cilat e kthyen në një objektiv sulmi terrorist. /Telegrafi/
Ndiqeni minutën e 14:20 të emisionit: