Zv/kryetari i Lëvizjes Besa në paraqitjen në emisionin “Rruga drejt”, sonte në Alsat M, tha se duhet të diskutohet se çfarë është arritur nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, pasi që sipas tij BDI-ja, frigohet të japë llogari për ato që kanë nënshkruar.
“Duhet të flasim se çfarë është arritur nga deklarata e përbashkët, por nga debati që zhvilluam sonte, heqja e 20%-shit nuk qenka problem, por këta kanë frikë të japin llogari për atë qka kanë realizuar nga ajo që kanë nënshkruar”, tha Arjanit Hoxha.
Hoxha gjithashtu kërkoi nga BDI-ja të dalë me qëndrim a e tërheqin nënshkrimin e tyre nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, apo nuk e tërheqin?