Site icon Telegrafi

Hoxha: Asistenca e Luksemburgut në funksion të fuqizimit të administratës

E sponsorizuar nga Ministra e Integrimit Evropian, në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar kërkesa që i drejtohet Presidentit të Kosovës, për të dhënë autorizimin për nënshkrim të marrëveshjes bilaterale në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit zhvillimor, Asistenca teknike në kontekstin e Integrimit Evropian.

Në njoftimin e Ministrisë së Integrimit thuhet se Marrëveshja ka të bëjë me projektin e përbashkët zhvillimor në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për përmbushjen e kërkesave të MSA-së të arritur me BE-në që do të zbatohet gjatë 4 viteve.

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha tha se projekti do të zbatohet në përputhje me dokumentin teknik dhe financiar të projektit-Asistenca Teknike në kontekstin e integrimeve evropiane.

Kjo Marrëveshje, theksoi Hoxha, është e rëndësishme për Qeverinë dhe Ministrinë e Integrimit Evropian në veçanti, për fuqizimin e administratës publike.

Kontributi i Qeverisë së Luksemburgut në financimin e projektit në bazë të granteve do të jetë në shumën prej 2 milionë euro, ndërsa kontributi financiar i Republikës së Kosovë do të jetë në vlerën prej 100 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version