Në një deklaratë për agjencinë Meta, njëri nga ndërmjetësuesit e arritjes së marrëveshjes së Përzhinos, Richard Howitt, thotë se data e zgjedhjeve dhe cilësia e procesit zgjedhor nuk mund të trajtohen ndaras, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka përsëritur se gjatë vizitës në Maqedoni, partive politike ua ka rikujtuar nevojën e pastrimit të listësë zgjedhore dhe vazhdimi i reformave në media para se të mbahen zgjedhjet.
Howitt nuk ka dëshiruar që të komentojë vendimin e LSDM-së për të mos dalë në zgjedhje./Telegrafi/