Mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes ka lënë anash lëndimin e gjatë dhe është rikthyer në stërvitje me Juventusin.
Gjermani në ndeshjen e fundit ndaj Torinos ishte në bankën rezervë por që nuk pati minuta në këmbët e tij.
Tani para ndeshjes me Atalantën ai pret të rikthehet në fushë për ‘Zonjën e Vjetër’.
Në një prononcim për mediat italiane, mbrojtësi juventin thotë se është i lumtur që u rikthye në fushë.
“Jam shumë mirë që pas dy muaj e gjysmë do të jem përsëri gati për ndeshje”.
“Jam shumë i lumtur që u ktheva me grupin dhe mendoj se jam në një formë të mirë”.
Në fund ai ka folur edhe për pozicionin e tij në fushë duke thënë se nuk është problem nëse luan me tre mbrojtës skuadra ose me katër.
“Për mua nuk është problem nëse luajmë me tre ose katër mbrojtës. Jam i gatshëm aty ku të më vendos trajneri”, tha mbrojtësi gjerman. /Telegrafi/