Telegrafi

Howedes kthehet në stërvitje, De Sciglio ende me probleme

Benedikt Howedes është kthyer të stërvitë më grupin e lojtarëve në Juventus, ndërsa Mattia De Sciglio vazhdon të ketë probleme.

Mbrojtësi gjerman është bashkuar me Juventusin muajin e shkuar, ndërsa ka pasur një dëmtim të vogël gjë që nuk ia ka lejuar të luajë për skuadrën ende.

Ueb faqja e klubit e ka konfirmuar se lojtari ka stërvitur me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Fiorentinën.

De Sciglio, megjithatë, nuk do të marrë pjesë e skuadrës dhe ende nuk dihet për sa do të mungojë.

Ai do të vazhdojë të punojë por  do të nevojiten teste të mëtejshme për të përjashtuar komplikimet  që ka në këmbë.

Në të kundërtën italiani mund të mungojë deri në një muaj. /Telegrafi/