Benedikt Howedes është transferimi i fundit i Juventusit për afatin kalimtar veror.
Mbrojtësi gjerman iu bashkua kampionit italian nga skuadra Schalke 04.
Pas zyrtarizimit si futbollist i Juventusit, reprezentuesi gjerman ka dhënë edhe deklaratën e parë si bardh e zi.
29-vjeçari ka deklaruar se ka ardhur në Torino për ta fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin.
“Dua të jap kontributin tim në sukseset e ardhshme me klubin. Për ta fituar Ligën e Kampionëve, Juventusit nuk i mungon asgjë”.
“Herët apo vonë fati do të jetë në krahun e Juves. Jam i gatshëm të luaj ku të vendosë trajneri. Numrin 21 këtu e kanë pasur lojtarë të mëdhenj dhe unë jam i nderuar që do ta mbaj veshur”, ka deklaruar Howedes. /Telegrafi/