Telegrafi

Dwight Howard kalon në Lakers

Pas ndërpreu zyrtarisht kontratën me Memfis Grizzliesin, Dwight Howard ka nënshkruar kontratë me Los Angelos Lakers.

Tetë herë pjesëmarrësi në All-Star, tre herë mbrojtësi më i miri i vitit, pas gjashtë viteve që i ka shkuar huq karriera basketbollistike, Lakers pa shumë rrezik kanë marrë një lojtar që mbushin boshllëkun e shkaktuar nga një dëmtim i rëndë që e ka pësuar DeMarcus Cousins.

Rreziku është i lidhur vetëm me ndikimin e Howard në dhomën e zhveshjeve për shkak të karakterit disi joserioz dhe rezistues në ekipet e mëparshme.

Kjo është arsyeja se pse Lakersat mund të shpëtojnë lehtë prej lojtarit pasi që në çdo moment mund ta ndalin bashkëpunimin.

Kështu, kontrata e basketbollisti do të fillojë më 21 tetor, dy ditë para fillimit të sezonit dhe mund të zgjas deri në një vit.

Për çdo ditë që shpenzon në ekipin e LeBron Jamesit, do të fitojë 14.490 dollarë. Nëse përfundon sezonin, Howardit do t’i takojnë 2.6 milionë dollarë, po aq sa hoqi dorë për ta prishur kontratën me Memfisin. /Telegrafi/