Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar Parkun Arkeologjik të Ulpianës, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë për punën e ekspertëve që po zhvillojnë kërkime në këtë vend të trashëgimisë kulturore.
Në një njoftim të publikuar në platformën X (ish-Twitter), Hovenier ka shprehur kënaqësinë e tij të madhe për mundësinë e vizitës në këto vende me rëndësi historike dhe kulturore për Kosovën.
“Është gjithmonë kënaqësi të vizitosh një nga thesaret e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të dëshmosh punën arkeologjike të klasit botëror nga ekspertët ndërkombëtarë dhe ata kosovarë. Është mahnitëse të shohësh mozaikët e sapo zbuluar në Parkun Arkeologjik të Ulpianës”, shkroi Hovenier në platformën X.
Vizita e ambasadorit në Ulpianë është një dëshmi e mëtejshme e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë, si dhe për angazhimin e tij personal në mbështetjen e përpjekjeve për të zbuluar dhe ruajtur historinë dhe kulturën e pasur të vendit.
Mozaikët e zbuluar rishtazi në Ulpianë janë një pasuri e jashtëzakonshme për Kosovën dhe një testament për punën e palodhur dhe profesionalizmin e ekspertëve që angazhohen në ruajtjen e këtyre pasurive kulturore./Telegrafi/
Always enjoy visiting one of Kosovo’s cultural heritage treasures and witnessing world class archeological work by international and Kosovan experts. Amazing to see newly excavated mosaics at the Ulpiana Archaeological Park. pic.twitter.com/iM6dCqWSiN
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 10, 2024