Site icon Telegrafi

Ambasadori amerikan e provon edhe në muzikë, luan në piano në Prizren

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenieri, të hënën ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në platformën “X”, ku ka shpërndarë edhe disa foto.

Hovenier tha se ka takuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, si dhe ka bashkëbiseduar me nxënësit në Këndin Amerikan.

Ai në foto shihet teksa është duke luajtur në piano dhe po e ndjenë muzikën.

“Vizitë shumë e mirë sot në Prizren. U takova me kryetarin [Shaqir] Totaj, bisedova me nxënësit në Këndin Amerikan në Prizren, bëra muzikë me muzikantët e ndryshëm të OneBeat Balkans, dhe shëtita Hangarin mbresëlënës të Autostradës Biennale”.

“I frymëzuar nga nismat kreative, inovative dhe bashkëpunuese që i bashkojnë të rinjtë, artistët dhe ndërmarrësit e ndryshëm”, shkroi Hovenier./Telegrafi/

Exit mobile version