Dy persona kanë vdekur pas një sulmi të Houthive në një anije në Gjirin e Adenit, ka konfirmuar ambasada britanike në Jemen.
“Të paktën dy marinarë të pafajshëm kanë vdekur”, thuhet në një deklaratë, raporton skynews.
“Houthit duhet të ndalohen. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e atyre që kanë vdekur dhe atyre që u plagosën”, shkruan më tutje në njoftim
Anija “True Confidence” me flamurin e Barbadosit u godit nga një raketë rreth 50 milje detare në jugperëndim të portit të Jemenit.
Anija është braktisur, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa varkat e shpëtimit janë parë në ujë, sipas një zyrtari anonim të mbrojtjes amerikane.
Ndryshe, Houthit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar në mënyrë të rreme se anija ishte në pronësi të amerikanëve. /Telegrafi/