Telegrafi

Houstoni i pandalshëm, e shkelë Oklahoman për fitoren e 16-të rresht

Houston Rockets ka triumfuar në udhëtim te Oklahoma City Thunder duke mbajtur lidershipin në konferencën perëndimore me fitoren e 16-të rresht pranë rezultatit 122-112.

Takimi filloi me lojë të balancuar nga dyja skuadrat dhe mbrojtje shumë të fortë.

Pas pjesës së parë Houstoni kishte një epërsi prej nëntë pikësh, e cila u thellua në çerekun e tretë në plot 13 pikë.

Oklahoma mjaft u mundua që të qëndrojë afër me rezultat dhe të rivalizojë mysafirët, megjithatë nuk ja doli në asnjë moment që ta bëjë këtë në mënyrë konkrete.

Westbrook realizoi 32 pikë në këtë takim, kurse Anthony shtoi 23 pikë dhe Steven Adams shtoi 16 prej anës së tij.

Te Houstoni më i miri ishte Chris Paul me 5 pikë, kurse Harden shtoi 23 pikë e 11 asistime.

Pas kësaj fitore, të 16-tën radhazi Houstoni mban vendin e parë me vetëm një fitore më shumë se Golden State. /Telegrafi/