Telegrafi

Houstoni me fitoren e 13-të rresht, nuk gabojnë as OKC dhe Golden State

Houston Rockets ka shënuar fitoren e 13-të rresht në kryendeshjen e mbrëmjes së kaluar ndaj Utah Jazz duke triumfuar me rezultat 96-85.

U zhvillua ndeshje shumë interesante në Salt Lake City, ku vendasit bënë ç’mos për të vazhduar formën e mirë, megjithatë u ndalën nga liderët.

Rudy Gobert ishte më i miri te vendasit me 17 pikë, pasuar nga Donovan Mitchell me 16 pikë dhe Rubio me 14 pikë.

Për mysafirët më i miri ishte James Harden me 26 pikë e 11 kërcime, kurse Chris Paul shtoi 15 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=nkQURJgDPZs

Paul George me 26 pikë dhe Steven Adams me 16 pikë kontribuan më së shumti në fitoren e Oklahomas, teksa Ëestbrook regjistroi double double me kërcime (12) dhe asistime (11), por me tetë pikë të shënuara në total.

OKC triumfoi ndaj Orlandos mjaft konkurruese me rezultat 112-105.

Golden State Warriors nuk kishte telashe në udhëtim te New York Knicks. Puna u krye pas tri çerekëve dhe më të mirët ishin Thompson me 26 pikë, curry me 21 pkë dhe Durant me 22 pikë.

Golden State triumfoi me rezultat 125-111.

Pas këtyre ndeshjeve, Houstoni ka kryesimin në tabelë me një fitore më shumë se sa Golden State që mban vendin e dytë.

/Telegrafi/