Site icon Telegrafi

Houston triumfon ndaj kampionit, për herë të parë në serinë finale kalon në epërsi

HOUSTON, TX - MAY 24: James Harden #13 of the Houston Rockets shoots against Kevon Looney #5 of the Golden State Warriors in the first half of Game Five of the Western Conference Finals of the 2018 NBA Playoffs at Toyota Center on May 24, 2018 in Houston, Texas. (Photo by Ronald Martinez/Getty Images)

Finale dramatike po zhvillohet në Konferencën e Perëndimit në NBA mes Houston Rockets dhe Golden State Warriors.

Skuadra nga Teksasi, Houston Rockets ka marrë fitoren e tretë në këtë seri të finaleve.

Raketat triumfuan me katër pikë diferencë 98-94 për të dalë për herë të parë në epërsi 3-2.

Çereku i parë dhe i fundit ishin vendimtar për Houstonin në këtë takim pasi triumfuan me vështirësi.

Zëvendësuesi Eric Gordon ishte më efikasi në këtë fitore të Rockets me 24 pikë e katër kërcime.

(Getty Images)

Dy yjet e skuadrës, James Harden dhe Chris Paul gjithashtu patën paraqitje të mira.

Fundori Paul shënoi 20 pikë, bëri pesë asistime dhe gjashtë kërcime.

Harden për 39 minuta sa qëndroi në parket realizoo 19 pikë dhe bëri katër asistime.

Tek mysafirët më efikasi ishte Kevin Durant me 29 pikë e katër kërcime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Klay Thompson dhe Steph Curry që shënuan 23 respektivisht 22 pikë.

Ndeshja e gjashtë finale do të zhvillohet të dielën në Oracle Arena ku Warriors para tifozëve të vet do të kërkojnë barazimin e rezultatit. /Telegrafi/

Exit mobile version