Telegrafi

Houston Rockets në krizë, pësojnë humbjen e tretë radhazi

Houston Rockets nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë, pasi ka pësuar një tjetër humbje.

Charlotte Hornets ishte skuadra e tretë radhazi që e mposhti Houstonin me rezultat 108:99.

Terry Rozier ishte fantastik për vendasit në këtë takim me 24 pikë, gjashtë asistime e tre kërcime.

E me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Graham dhe Washington që shtuan 23 respektivisht 22 pikë.

Tek Rockets u vërejt shumë mungesa e Russell Westbrook që në ndeshjet e fundit ka qenë lider i ‘Raketave’.

James Harden arriti ‘Triple Double’ me 30 pikë, 10 kërcime e 14 asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e skuadrës së tij. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Houston Rockets 108:99

 

Detroit Pistons – Utah Jazz 105:111

Cleveland Cavaliers – Denver Nuggets 104:102

Memphis Grizzlies – Atlanta Hawks 118:101

Golden State Warriors – Philadelphia 76ers 118:114

Portland Trail Blazers – Sacramento Kings 111:123