Mbrëmë është zhvilluar takimi i dytë i finales së serisë së “playoff” në Konferencën Perëndimore.
Houston Rockets ka barazuar serinë finale 1-1 pas triumfit ndaj Golden State Warriors me rezultat 127-105.
Kampionët aktual të NBA-së, Warriors për asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren e skuadrës mikpritëse në palestrën Toyota Center.
Raketat gjatë gjithë ndeshjes shfaqën një ndeshje fantastike, ku ishin tejet efikas në fazën e sulmit dhe agresivitet në mbrojtje, gjë që i solli edhe fitoren e radhës.
James Harden tregoi edhe njëherë se është lider i ekipit duke regjistruar “double-double” në saje të 27 pikëve dhe dhjetë asistimeve. Eric Gordon realizoi 27 pikë gjersa P.J Tucker shënoi 22 sosh.
Por, basketbollisti më efikas në ndeshje ishte në radhët e luftëtarëve, ku Kevin Durant realizoi 38 pikë dhe pati tri kërcime. Stephen Curry arriti të shënoi 16 pikë dhe pati shtatë asistime dhe po aq kërcime.
Tani seria e finales bartet në Golden State, aty ku ekipet do të ballafaqohen në dy ndeshjet e radhës.
Kujtojmë se ekipi që arrin dy fitore do të gjendet në finalen e madhe, ku mund të takohet me njërin prej gjysmëfinalistëve – Cleveland Cavaliers apo Boston Celtics. /Telegrafi/
https://youtu.be/k6RMYTgWk-8?t=15