Houston Rockets ka bërë atë që është pritur qysh moti – t’i bëjë konkurrencë Golden State Warriors në rrethin e parë të playoffit.
Pas dy fitoreve radhazi të Golden State në shtëpi, ishte trajneri Steve Kerr që vendosi ta pushojë Stephen Curryn, një lëvizje jo e mençur kjo.
Houston Rockets shfaqi përballje fantastike në ndeshjen e para para tifozëve të vet në Toyota Center.
Heroi ishte pa dyshim James Harden, i cili me vetëm tetë sekonda të mbetur në semafor arriti të shënojë pikët vendimtare kur Golden State ka kaluar në epërsi.
Më i miri i këtij takimi pa dyshim se ishte James Harden me 35 pikë, tetë kërcime, e 9 asistime, teksa pikë dyshifrore te Houstoni shënuan pesë lojtarë.
Me këtë fitore prej 97-96 është ngushtuar shumë puna mes këtyre dy ekipeve, pasi tash Golden State ka vetëm një fitore më shumë në seri 2-1 dhe Houstoni ka gjasa që të barazojë rezultatin e ta çojë sfidën në shtatë ndeshje, duke fituar ndeshjen tjetër në shtëpi para tifozëve të vet. /Telegrafi/