Site icon Telegrafi

House: “Shqiponjat” janë të mrekullueshëm

Peja me përkrahjen e madhe të tifozëve pejanë “Shqiponjat”, arriti ta thyejë akullin mbrëmë në Ligën Ballkanike, duke shënuar kështu fitoren e parë pas katër humbjeve radhazi, dhe për këtë House dëshiron t’i falënderojë shumë tifozët.

“Ne luajtëm mirë së bashku mbrëmë, por mund të luajmë edhe më mirë. Ne vetëm duhet të marrim shtytje nga kjo fitore, duhet të bëjmë hapa përpara jo prapa”, ka thënë House për Telegrafin

“Shqiponjat janë të mrekullueshëm, nuk kam pritur se do ta thërrasin emrin tim aq zëshëm. Kjo më sjelli një buzëqeshje në fytyrë, sepse tifozët tanë janë lojtari ynë i gjashtë në parket”, shtoi amerikani. /Telegrafi/ 

Exit mobile version