Site icon Telegrafi

House, lideri ‘verdhezi’ në Ligën Ballkanike

Deri më tani, pejanët kanë zhvilluar vetëm një ndeshje ndaj KK Kozuv të cilën e humbën 84:79 . E një ndër lojtarët më me përvojë në garat ndërkombëtare te ‘verdhezinjtë’, Fredrick House u shpreh për Arena se janë duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe deri më tani gjërat kanë shkuar siç është më së miri.

“Gjithçka është duke shkuar shumë mirë. Ne jemi përqendruar më shumë të shikojmë ndeshjet të cilat i kanë luajtur kundërshtari ynë që të mësojmë më shumë për ta. Jemi duke ushtruar shumë në palestër që të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje”, deklaroi House. Ai mëton të jetë lider i ‘verdhezinjve’ në Ligën Ballkanike, duke dashur të ndihmojë Pejën me përvojën e tij në garat ndërkombëtare.

“Ne duhet të dalim në parket dhe të luajmë fort. Unë dëshiroj të bëhem lider i skuadrës sime në lojë dhe ta jap maksimumin tim në këtë ndeshje”, u shpreh House, duke shtuar se gjerë tani në karrierë nuk i ka rastisur të luajë kundër bullgarëve të Levski Sofjes. Ndryshe, House ishte më efikasi në ndeshjen e parë që Peja zhvilloi në BIBL kundër Kozuvit, duke shënuar 20 pikë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version