“Në momentet kur luante në Partizan, ai ishte lojtari i favorizuar i tifozëve ‘bardh e zinj’, kështu që nuk është befasuese se përse ai ka qëndruar më shumë se një sezon në këtë ekip. Shumë njerëz e kujtojnë lojën e tij kundër Cibonas në Euroleague, kur në muajin nëntor 2003 kishte shënuar 39 pikë, që është ende rekord në karrierën e tij”, shkruan B92, transmeton Express.
Kjo e fundit e përmend edhe përforcimin e ri të Sigal Prishtinës, Kendrick Jones, i cili në të kaluarën ka luajtur për ekipin nga Krushevci, Napredak. /Telegrafi/