Telegrafi

“House of the Dragon” kritikohet për skena shqetësuese në episodin e parë

(Foto: HBO Max)

Një nga serialet e shumëpritura të vitit, “House of the Dragon”, ka marrë shumë kritika menjëherë pas premierës për shkak të mosparalajmërimit para episodit të parë dramatik.

Paraprijësi i “Game of Thrones” pati një numër rekord shikuesish ndërkombëtarë kur u shfaq këtë javë, por mori kritika në mediat sociale për përfshirjen e një skene të lindjes pa asnjë paralajmërim paraprak.

Në episodine transmetuar në HBO Max, Mbreti Viserys (i luajtur nga Paddy Considine), urdhëron një prerje cezariane për gruan e tij Aemma Aryn (të luajtur nga Sian Brooke) ndërsa ajo është e vetëdijshme, por si pasojë e operacioni vdes edhe ajo edhe foshnja.

Edhe pse regjisori Miguel Sapochnik u tha gazetarëve se u konsultua me shumë femra përpara se të vendoste ta përfshinte skenën, disa organizata humanitare besojnë se duhet të ishte shtuar një paralajmërim për skenën përpara episodit.

Lexo po ashtu Ka ardhur seriali i shumëpritur i vitit: Paraprijësi i “Game of Thrones” mahnit publikun

Jen Coates, drejtore e shoqatës bamirëse, Sands, ka thënë për BBC se sa e rëndësishme ishte që serialet, si “House of the Dragon”, t’i ndërgjegjësonin njerëzit për atë që mund të shfaqej.

“Unë mendoj se është mjaft traumatike për këdo. Me 13 foshnja që vdesin çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar, situata prek drejtpërdrejt një komunitet të madh njerëzish”, ka thënë ajo, derisa shikuesit hynë në rrjetet sociale për të paralajmëruar të tjerët për skenën e rëndë. /Telegrafi/