Telegrafi

Hotspot në Lumia

Për momentin nuk dihet se kur do të nis distribucioni i përditësimit, ndërsa dihet vetëm se kjo do të jetë “së shpejti”. Supozohet se kjo nuk do të ndodhë para paraqitjes formale të Windows Phone 7.5 Refresh, versionit të SO të Microsoft me emrin e koduar Tango. Smartphone më i avancuar nga Nokia, modeli Lumia 900, do të shitet që nga fillimi me këtë funksionalitet. Modeli më i lirë Lumia 610 gjithashtu do të shitet me përfshirje të funksionalitetit hotspot.

Lansimi i modelit Lumia 900 pritet të ndodhë kah fundi i muajit ose në fillim të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/