Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar sot kryeministrit Haradinaj me kryesin e AAK të Pejës në zyrën e tij.
Përmes një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se “Zyra e Kryeministrit nuk është zyre e AAK-së”.
Postimi i plotë i Hotit:
“Zyra e Kryeministrit nuk eshte zyre e AAK-se. Ajo zyre nuk guxon te kthehet ne sherbim te fushates zgjedhore te AAK-se. Kjo tregon modelin e qeverisjes qe nuk do te lejojme te vazhdoje.
Eshte e pa kuptimte deklarimi i Haradinajt se eshte kryeminister i te gjithe qytetareve, nderkohe qe ne zyren e tij takon aktivistet e partise se tij si ne kohe fushate” (sic), ka shkruar Hoti. /Telegrafi/