Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se pozita e PDK-së në dialog sa i përket përfaqësimit është qesharake.
Hoti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk e kupton pse nuk është Veton Surroi në dialog, pasi sipas tij ka vota sa disa parti.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë dialog pa u ngritur në pozicione LDK dhe PDK.
“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë, pa u ngritur në nivelin e duhur në kuadër të dialogut, PDK-ja dhe LDK-ja, sepse punët nuk mund të ndreqen me Serbi me periferi”.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se këto dy parti duhet të udhëheqin me dialogun edhe për arsye historike, por edhe për shkak të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Hoti ka thënë mazhoranca qeverisëse duhet të bëj më shumë për të përfshirë LDK-në në bisedime.
“Ti si mazhoranc je e obliguar të gjesh një gjuhë të përbashkët në raport me dialogun. Por gjuha e përbashkët do të gjendet në kohën dhe hapësirën e duhur”, deklaroi ndër të tjera Rexhep Hoti./Telegrafi/