Site icon Telegrafi

Hoti: Situata në Mitrovicë është e qetë, patrullimet policore janë të rregullta

Me gjithë raportimet në media që në qytetin e Mitrovicës ka masa të shtuara të Policisë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se gjendja në veri është e qetë dhe aktualisht nuk ka arsye për shqetësim.

I pyetur nga Telegrafi, se a ka paralajmërime për protesta nga qytetarët serbë, ai tha se deri më tani nuk ka paralajmërime të tilla.

Sipas tij, patrullat policore janë rutinë e rregullt e tyre.

“Njëherë nuk ka gjë, në rregull është. Gjendje e përditshme. Patrullimet policore i kemi të rregullta”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, referuar burimeve të Telegrafit serbët në veri të Mitrovicës kanë paralajmëruar protestë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj produkteve serbe. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

 

Exit mobile version