Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se rrahja e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad vetëm pse po flisnin shqip tregon qartë se sa tensione ka ende në mes të dy popujve.
“Rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve të dy vendeve është e gjatë. Kërkojmë që Serbia të dëshmoj kundërshtim të fuqishëm ndaj kësaj ngjarje gjenocidiale dhe të mbrojë qytetarët e udhëtarët pa dallim etnie. Kjo duhet të dëshmohet nga Serbia duke vënë shpejt kryesit e këtij akti përballë drejtësisë dhe siguruar transparencë të plotë të procedurave të ndjekura nga organet e drejtësisë për këtë rast”, ka shkruar Hoti.
Hoti në fund u ka uruar të lënduarve shërim sa më të shpejtë.