Telegrafi

Hoti me Rininë Demokratike pastruan varrezat e dëshmorëve në Baballoq

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, me struktura e Rinisë Demokratike në Deçan dhe në shoqërim të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, për disa orë kanë pastruar varrezat e Baballoqit.

Në një prononcim për Indeksonline, Hoti ka thënë se “dita e diele është ditë e veçantë për njerëzit, prandaj është ditë e qëlluar që të ndajmë kohë për heronjtë dhe dëshmorët e kombit mbi të cilët qëndron liria e vendit”.

Me këtë rast, ai vendosi edhe lule tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.