Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kanë zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduan për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.
Sipas njoftimit të zyrës për informim, kryeministri Hoti, me këtë rast, theksoi se Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.
“Po ashtu, u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/.