Site icon Telegrafi

Hoti: Qeveria sa më parë ta dërgojë në Kuvend platformën për dialog me Serbinë

Qeveria e Republikës së Kosovës është krejtësisht jashtë zhvillimeve dhe nuk është e fokusuar në temat e bisedimeve në negociatat me Serbinë, në Bruksel.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti këto komente i bëri në një konferencë për media.

Hoti theksoi se Qeveria po i qaset dialogut me një ekip të ri dhe krejtësisht pa përvojë në këtë çështje.

“Jemi duke parë javët e fundit që Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia janë duke u bërë gati për përgatitjet e fazës finale për dialogun me Serbinë. Ndërkaq në Prishtinë, qeveria është krejtësisht jashtë zhvillimeve, nuk është fare e fokusuar në këtë temë të rëndësishme. Atë që kam parë është një platformë apo parim themelor që është prezantuar në Komisionin për Politik të Jashtme. Kjo është krejt teknike ku prezantohet dhe ekipi që është një ekip krejt i ri, pa përvojë në çështjet e dialogut me Serbinë. Gjatë dialogut kemi parë përfshirje të paautorizuar të presidentit në dialog”, shtoi tutje ai.

Hoti gjithashtu i bëri  thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të sjell në Kuvend platformën për dialog me Serbinë.

“Kërkojmë transparencë të plotë gjatë këtij procesi…”, tha Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version