Site icon Telegrafi

Hoti premton funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, sot kanë mbajtur tubim zgjedhor në Gjakovës, ku i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti, u ka premtuar gjakovarëve se me qeverisjen e tij do të funksionalizohet, aeroporti i Gjakovës.

Hoti u tha gjakovarëve se katër vite të jetës së tij i kishte kaluar në Gjakovë dhe se e ka shumë për zemër. Ai ka premtuar subvencione për bujqit dhe funksionimin e aeroportit të Gjakovës.

“Prandaj kjo është arsyeja kryesore që ju duhet t’i thoni stop një modeli të qeverisjes, të na mbështetni në realizimin e një programi të jashtëzakonshme që e kemi përgatitur bashkë me partnerët e koalicionit. Ne ndihemi si njerëz të besës, LDK, tash me partner të koalicionit që i dalim zot fjalëve. Prandaj ne zotohemi përpara juve për realizim e këtij programi. Gjakova ka plagë ende, sikur mbarë Kosova, në veçanti këtu në Gjakovë ne sapo erdhëm prej një takimi, ku fati i të pagjeturve ende është shumë i rëndë për familje që nuk i dinë të afërmit e vet. Ne zotohemi para juve, këtu se do të punojmë shumë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar çdo ditë dhe nuk do të heshtim së kërkuari të pagjeturit e Gjakovës dhe gjithë Kosovës.

Në mënyrë që familjaret e tyre të dinë se ku të qajnë tek varri i tyre. Kemi nevojë për shtet, ku sundon vetëm ligji e jo forca e muskujve, ju e dini mirë për çfarà « e kamë fjalën. Besoj shpejt mund të lëvizim përpara me funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës, që do të shndërrojë këtë pjesë të Kosovës një zonë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Përmes ligjit të investimeve strategjike do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për plot asete, që kanë mbetur të pashfrytëzuara tash e një kohë. Ne mund ta trefishojmë dhe të arrijmë në 7-8 përqind rritje ekonomike. Ne ju premtojmë se do rrisim pagat, por ne do të rrisim ekonomin që ti rrisim pagat. Ne premtojmë se nga janari 2018 do t’i trefishojmë subvencionet për bujqit në Kosovë”, tha Hoti.

Ai po ashtu ka premtuar rritje të pensioneve duke thënë se për këtë tashëm kanë dhen dëshmi me qeverisje të deritanishëm.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni i LDK-AKR-Alternativa, përbëhet nga njerëz profesionistë, ekspert, ndërsa për rivalët politikë tha se ka shkelës të ligjit.

“Rivalët tonë politik po thonë se kanë prioritet shtetin ligjor. Dhe ajo që unë e kamë parë deri më tani në praktikën e tyre, ata kanë ekspert si me shkel ligjin. Jo ekspert si me mbrojt ligjin. Prandaj dallimet tona janë esenciale, sepse ne kemi orientimin tonë pozitiv. Ne mburremi me këtë Kosovën tonë, me pasurit e saja, me pasuri tonë minerare, thëngjillit me ujit tonë. Por shumë më shumë mburremi me punën tonë që këto pasuri po i shndërron çdo ditë në vepër”, tha Mustafa.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli shpreson se do t’iu rregullohet statusi i ndërmarrjeve të Gjakovës. E po ashtu tha se ka ardhur koha që Kosova do të udhëheqtë nga njerëz të dinjitetshëm, e të largohen ata që e kanë dhunuar Kosovës.

“Që Kosovën mos ta drejtojnë njerëzit që e kanë zhvatë Kosovës. Njerëzit që e kanë dhunuar Kosovën. Që Kosova të udhëhiqet prej njerëzve të drejtë, të dijes, njerëzve të civilizuar, shumë shpresoj se tani është momenti”, tha Pacolli.

Ndërsa, kryetarja e Gjakovës njëherëit edhe kryetare e Alternatives, ka thënë se Kosova ndër vite është skalitur dhe se gjakovarët asnjë herë nuk janë kursyer për të bërë ndryshimin.

“Mirë se vini në vendin ku ndër vite është skalitur Kosova me të rënët në luftën e fundit. Gjakovarët asnjë here nuk kanë kursyer për të bërë ndryshimin e madh në tërë Kosovën. Një grup njerëzish që e kanë ngulfatur Gjakovën, do të shkojnë në opozitë më 11 qershor”, tha Kusari Lila.

Ndërsa Luan Gola, kryetra i degës së LDK-së në Gjakovë, ka thënë se këtë herë në zgjedhjet e jashtëzakonshme është ndarë skena politike dhe se gjakovarët tashmë kanë vendosur ta mbështesin koalicionin LDK-AKR-Alternativa , këtë ai e ka bazuar edhe me udhëheqjen e kryetares së Gjakovës, njeherit edhe kryetares së Alternativës, duke thënë se ajo ka arritur të udhëheqë në një vend ku ka pasur vetëm krim.

“Si asnjë herë më parë, këto zgjedhje po bëjnë një ndarje të skenës politike në Kosovë në koalicione. Ne në Gjakovë e kemi ndarë mendjen, koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, janë obligim dhe e ardhmja jonë. Numri 16 me Avdullah Hotin kryeministër, do ta ketë përkrahjen e Gjakovës dhe gjakovarëve. Ju e dini që Gjakova gjithmonë e ka përkrahur dijen dhe përkushtimin për atdheun.

Ka dhënë sakrificën sa herë që është kërkuar nga ai. Bashkë do ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, ushtrinë e Ibrahim Rugovës. Duke e mbrojtur miqësinë me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, bashkë dhe të vendosur, do ta hapim rrugën drejt Evropës. Bashkë do t’i ndalim ata që i pengon suksesi. Kemi trashëguar një komunë para bankrotit, e qeverisur nga ata që sot po kërkojnë me udhëheq shtetin. Një komunë, ku prona e saj ishte bërë pjesë e krimit dhe shantazheve”, tha Gola, raporton KosovaPress.

Exit mobile version