Site icon Telegrafi

Hoti-pensionistëve: Ju meritoni trajtim të veçantë

????????????????????????????????????

Ministri i Financave Avdullah Hoti u takua sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, ku u prit nga kryetari i kësaj shoqate Shaban Kajtazi dhe anëtarë të kësaj shoqate.

Gjatë takimit u diskutua për kushtet e pensionistëve në Kosovë, për ofrimin e shërbimeve dhe për pensionistët me nevoja të veçanta.

Po ashtu ministri Hoti, i njoftoi ata se në takimet e ardhshme me FMN-në do të diskutojë për gjendjen e pensionistëve si një kategori, e cila meriton një trajtim të veçantë.

“Ju keni pritur qe 17 vite dhe sot po trajtoheni në mënyrë të merituar dhe dinjitoze. Përveç kësaj ne do të shohim që t’iu ofrojmë edhe përkrahje të tjera së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në një komunikatë.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës Shaban Kajtazi në emër të kësaj Shoqate i ndau mirënjohje ministrit Avdullah Hoti për kontribut dhe humanitet duke thënë se “falë jush gëzojmë të drejta më shumë por edhe kemi një trajtim krejt tjetër nga Qeveria. Bashkëpunimi ynë me ju do të vazhdoj edhe në të ardhmen ku edhe do të diskutojmë për nevojat e pensionistëve, në veçanti kategoria e cila ka nevojë për një kujdes më të shtuar mjekësor”. /Telegrafi/

Exit mobile version