Site icon Telegrafi

Hoti i Nismës e mbështet Kilajn e PDK-së për kryetar të Malishevës

Anëtari i Nismës, Enver Hoti ka bërë të ditur se në zgjedhjet lokale, për të parin e Malishevës do ta mbështes kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj, e jo kandidatin e partisë së vet, Ekrem Kastrati.

Hoti, duke postuar në Facebook një foto me Kiljan, ka thënë se i ka uruar bashkëluftëtarit të tij kandidimin për kryetar të komunës.

“I urova kandidimin për kryetar të komunës bashkëluftëtarit tim z.Isni Kilaj!

Në këto zgjedhje do ta mbështes në plotni” ka shkruar Hoti

Lidhur me këtë qëndrim ai ka thënë që kjo ka të bëjë me mënyrën e vendosjes për kandidatur, si dhe vet profilin e kandidatit të Nismës, Ekrem Kastrati.

“Mënyra e vendosjes së kandidatit për kryetar z.Ekrem Kastrati, si dhe vet profili i Kastratit për kryetar komune më ka shtyrë të mos e mbështes në zgjedhjet lokale kandidatin e Nismës.

Bindja ime është që Nisma duhet të reflektojë dhe ta rivlerësoj vendimmarrjen e mbrendshme.

Ky qëndrimi ka të bëj direkt për zgjedhjet lokale”, ka deklaruar për TV Malisheva. /Telegrafi/

Exit mobile version