Site icon Telegrafi

Hoti në Prizren, me besim të plotë në fitore

Gjatë një takimi me banorët e Arbanës së Prizrenit, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë në mbrëmje se ka besimin e plotë se të dielën “do të kemi një fitore të madhe në zgjedhje”.

“Jemi bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë, themeluesit e LDK-së, të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat më të mirë të këtij vendit për t’ia sjellë Kosovës fitoren e madhe”, ka thënë Hoti.

Kryetari LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kjo është një atmosferë e fitores “që nuk e kemi parë asnjëherë në Prizren dhe gjithë Kosovën”.

Ai ka shtuar se ne “do të fitojmë shumicën në Kuvend dhe do ta kemi kryeministrin tonë të Republikës së Kosovës, profesor Avdullah Hotin”. /KP/

Exit mobile version