Site icon Telegrafi

Hoti në Mal të Zi, ofron ndihmë për Komunën e Tuzit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Në vazhdën e takimeve zyrtare që realizoi në Mal të Zi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është takuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegun me të cilin kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Sipas një njoftimi të MKRS-së, fokus i veçantë nga të dyja palët iu dha fushës së kulturës e rinisë dhe mundësisë së investimeve, veçmas në pasurimin e bibliotekave.

Po ashtu, thuhet se u shqyrtua mundësia për ta ndihmuar Komunën e Tuzit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes që pritet të bëhet mes dyja ministrive përkatëse, në takimin mes Hotit e Nimanbegut u përmend edhe mundësia për bashkëpunimin në mes të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Kosovës”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version