Site icon Telegrafi

Hoti në Gjilan: Të dielën do ta mbyllim me fitoren e madhe të LDK-së

Mikpritje të jashtëzakonshme ka gjetur në Gjilan, kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat qeverisës, Avdullah Hoti.

“Ky tubim në Gjilan dhe tubimet tjera, dëshmojnë se padyshim të dielën do ta mbyllim me fitoren e madhe te LDK-së. Ne i kemi përballë këta me shamia të kuqe, këta që synojnë regjimin totalitar si në kohën e Maos. Por, njerëzit, burrat e gratë e LDK, janë bërë bashkë shumë më herët për ta ndërtuar këtë shtet dhe kanë sjellë deri këtu. Sot, ne jemi bërë bashkë dhe e kemi për obligim që të sigurohemi që shtetin ta çojmë në drejtimin e duhur. Themelet e këtij shteti janë vendosur tash e 30 vjet dhe s’ka kush e rrënon”, tha Hoti.

Ai tha se një hap ta madh është bërë me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, për të shtuar se projekti i LDK është projekt i anëtarësimit të Kosovës në strukturat evropiane, thuhet në njoftimin për media.

Hoti tha, po ashtu, se krizën e pandemisë e kemi kaluar me mbështetjen e jashtëzakonshme të mërgimtarëve.

Kryetari i Degës së kësaj komune, kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se tubimi i sotëm tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë.

“Mirëseardhje kryeministrit të tanishëm dhe të ardhshëm, mikut tim Abdullah Hoti. Po punojmë natë e ditë për t’ia vazhduar kontratën edhe për katër vitet e ardhshme, për stabilitet, punë të jashtëzakonshme, për paqe sociale, për shtetin, për Republikën tonë e Republikën të 2 Korrikut. Ta bëjmë të dielën ditë paqes dhe dashnisë për popullin e Kosovës. LDK është e madhe. Ky tubim tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me këta kandidatë:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Avdi Pireva – 68

Ajet Avdyli – 83. /Telegrafi/

Exit mobile version