Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti duke folur për të rinjtë, ka thënë se nuk ka asnjë subjekt politik që u ka dhënë më shumë hapësirë se sa PDK-ja.
“Nuk ka asnjë subjekt politik që ka ofruar kuadro të rinj e të reja për ta qeverisur vendin”.
“Moshën që e kanë të rinjtë e LDK-së, te rinjtë e PDK-së janë duke kryer mandatin e tretë”.
“PDK ka bërë investime të jashtëzakonshme në rininë, PDK s’ka qenë e fokusuar vetëm tek të rinjtë, PDK ka pasur një agjendë nga ekonomia e deri tek Universiteti”, ka thënë Hoti në Zona B të Klan Kosovës.
Hoti ka thënë poashtu se në këtë aspekt, “PDK është me vite larg partive të tjera”.