Telegrafi

Hoti ia kërkon dorëheqjen shefit të AKI-së

Foto: Arkiv

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Gashi ishte emëruar në këtë pozitë në nëntor të vitit 2019.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së”, kishte shkruar Ramush Haradinaj, në kohën kur e kishte emëruar Gashin në pozitën e drejtorit të AKI-së. /Telegrafi/