Telegrafi

Hoti: Ibrahim Rugova kishte sensin për opozitën, siç e ka sot PDK-ja

Qasjen e Partisë Demokratike të Kosovës në raport me opozitën, është e njëjtë siç e kishte dikur presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dikur.

“Ibrahim Rugova kishte sensin për opozitën, ashtu sot e ka Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Rexhep Hoti i PDK-së, në Zona B Në Klan Kosova, derisa ka folur për platformën e Kadri Veselit për konsensus nacional.

Prandaj, Hoti ka pohuar se “platforma ka të bëjë me dinjitetin e politikës dhe shtetit të Kosovës”.

“Të gjitha pikat mbase do të mund të bëheshin pa konsensus. Por konsensusi është edukatë politike. Ne duhet të mendojmë për brezin e ardhshëm. Duhet të kemi standard në lidhje me konsensusin”.

“Partia Demokratike ka bërë konsensuset më të mëdha në Kosovë. Ne ua kemi dhënë edhe LDK-së kryeministrin kur sa i përket numrave nuk u ka takuar”, tha Hoti.